Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sapo ka arritur në kryeqytetin e Kosovës ku është pritur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Veliaj dhe Ahmeti kanë shkëmbyer përqafime me tu takuar para ndërtesës së komunës së Prishtinës.
Ata aktualisht janë në një takim dy palësh ndërkohë që pas këtij takimi të dy kryetarët e kryeqyteteve shqiptare do të dalin në një konferencë për media.