Erzen Shkololli fitues i çmimit “Evropiani i Vitit” në Kosovë

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 20:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Erzen Shkololli nga Fondacioni “Unë e du Kosovën” është fitues i çmimit “Evropiani i Vitit” në Kosovë, për promovimin e idesë evropiane në Kosovë.

Çmimi, atij iu dha nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, dhe sportistja më e njohur e Kosovës, Majlinda Kelmendi, fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.

Në ceremoninë e mbajtur në mbrëmje në Muzeun e Kosovës, pas një sërë aktivitetesh që shënuan Ditën e Evropës, Apostolova tha se kjo ditë ka për qëllim promovimin e paqes dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrit. Ajo tha se Kosova ka një popullatë të re që nuk dallon asgjë nga ajo evropiane.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, tha se kosovarët janë populli më pro-evropian, ndërsa shprehu mirënjohjen për ndihmën nga Bashkimi Evropian. “BE-ja është donatori më i madh që nga paslufta dhe vazhdon të jetë edhe më tutje”.

Megjithëse ky proces ende nuk ka nisur, Ahmetaj thotë se hyrja e Kosovës në Bashkimin Evropian është e pashmangshme.

Sipas saj, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian, Kosova ka bërë progres, duke përmirësuar mënyrën e të bërit biznes dhe duke ulur papunësinë.

Majlinda Kelmendi, e cila ka lindur pikërisht më 9 maj, ka falënderuar Zyrën e BE-së për çmimin që ia kishte ndarë vitin e kaluar.

Fituesi i çmimit, artisti Shkololli, tha se është një nderë i madh ta pranojë këtë çmim, veçanërisht kur ndahet nga Majlinda Kelmendi.

Të ngjashme