Eskalon IKShP-ja, shtyhet me qytetarë në komente dhe i fyen ata

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Shëndetësisë Publike, duke parë se sa indiferent po sillen qytetarët kundrejtë rregullave të përcaktuara nga qeveria për të evituar sa më shumë daljen jashtë shtëpive, ka bërë një reagim në faqen e tij në Facebook, ku ka lutur qytetarët të jenë ‘kthjellen’.

Për më tepër, Instituti nuk është mjaftuar vetëm me thirrjen drejtuar qytetetarëve për mos grumbullim, por ka filluar të komunikojë me ta edhe përmes komenteve.



Por ajo që bie në sy, është nervoza me të cilën u përgjigjet komenteve të qytetarëve, që shkon deri në fyerje të tyre.

Në një rast, përgjigja e Institutit komentit të një qytetari është ‘mos fol palidhje’.

Megjithatë kjo nervozë e Institutit mund edhe të justifikohet, për faktin se qytetarët, një pjesë e tyre, nuk po i përfillin rregullat, dhe në këtë formë po e rrezikojnë shëndetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme