Eskortën e Kurtit nuk e ndal as semafori i kuq (Video)

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 14:51 | Nga Hasan Hoti

Eskorta e veturave të kryeministrit Albin Kurti, sot nuk i ka respektuar shenjat sinjalistike të komunikacionit, duke hyrë në “semafor të kuq”.

Përkrahësit e Kurtit, kur ky e kishte marrë detyrën në muajt e parë, kishin postuar nëpër rrjete sociale raste kur eskorta përcjellëse priste në semaforë “sikurse të gjithë qytetarët e rëndomtë”.

Por, ky nuk ka qenë rasti sot, sikur shihet në videon e Ekonomia Online, të bërë në udhëkryqin afër selisë së ATK-së.

Nuk dihet nëse kjo po ndodh pas një kërcënimi që është raportuar dje, apo pse shefi i Qeverisë sot ka pasur shumë aktivitete dhe është dashur t’i arrijë të gjitha.

Të ngjashme