EULEX-i dhe Policia e Kosovës te zyrat e PDK-së dhe banesa e Kadri Veselit

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 09:11 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mëngjesin e së premtes, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Jashtë objektit janë parë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Ata janë parë edhe në banesën e kreut të kësaj partie në Prishtinë.

Zbarkimi i EULEX-it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Zyrtarë të EULEX-it aktualisht kanë kryer bastisje në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.

Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara.

Të ngjashme