EULEX-i largohet nga banesa e Veselit, ku kishte filluar bastisjen nga mëngjesi

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar bastisja në banesën e ish- kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga EULEX-i, e cila kishte nisur rreth orë 9 të mëngjesit të ditës së sotme, raporton Ekonomia Online.

Automjete të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë të largohen nga vendi i ngjarjes.

Bastisja është duke vazhduar te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Rexhep Selimi.

Gjykata Speciale të enjten ka konfirmuar aktakuzat për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, një ditë para tyre për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Të ngjashme