EULEX-i po vazhdon bastisjen në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 15:12 | Nga Aulona Sylaj

EULEX-i është duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bastisja në shtëpinë e tij ka filluar qysh në 05:30 dhe po vazhdon ende.

Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Prishtinë, Policia e Kosovës dhe EULEX-i në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Ndërkaq, lidhur me bastisjet janë deklaruar gruaja e Krasniqit, Sevdije Krasniqi, Qeveria e Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nisma Socialdemokrate etj.

Nërsa, avokati ka konfirmaur se ndaj Krasniqit është konfirmuar aktakuza dhe se ai pritet të transferohet në Hagë sot.

Një bastisje e tillë është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen Krasniqi.

Ndryshe, bastisjet në shtëpitë e Krasniqit i ka konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në njoftim thuhet se informacione më të detajuara do të jepen më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme