EULEX për vizitën e Veselit në Kosovë: Po e asistojmë Gjykatën Speciale

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar nga Gjykata Speciale për të bërë një vizitë treditëshe në Kosovë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

“Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur Zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.

Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se arsyeja pse Veseli është liruar ka të bëjë me familjen e tij.

Të ngjashme