“Euro Model” dhuron 2000 kg miell për familjet në nevojë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim pronarin e biznesit “Euro Model”, SH.P.K, Elmaz Elshanin, i cili ka konfirmuar se biznesi i tij shpreh dëshirën t’i dhuroj 2000kg miell për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Kryetari, Ramiz Lladrovci ka falënderuar pronarin e biznesit “Euro Model”, Elmaz Elshanin për ndihmën e ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë që po behët gjatë kësaj kohe nga donatorë të shumtë, është shumë e mirëpritur për të tejkaluar këtë gjendje.

2000 kg të miellit, do të ndahen për familjet në nevojë sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme