Fakulteti i Bujqësisë s’ka përfunduar prej vitit 2013 – studentët paraqesin keqpërdorimet, kërkojnë kushte

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 11:40 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim (SKV) përmes një aksioni simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ka kërkuar që të vihet në funksion objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, raporton Ekonomia Online.

Getoar Sylaj, nga kjo organizatë tha e objekti në fjalë ka filluar të ndërtohet qysh në vitin 2013 dhe duhet që të përurohej në vitin 2016.

Sipas tij, në tenderin prej 3.5 milionë eurosh ka pasuar keqpërdorime, ngase kompania ndërtuese është regjistruar  një vit pasi filluan punimet

 “Jemi mbledhur këtu për të shprehur pakënaqësitë tona lidhur me mosfunksionalizimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Objekti në fjalë ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 dhe ende nuk ka përfunduar, me 4 korrik të atij viti është bërë nënshkrimi i kontratës sipas së cilës inaugurimi do të duhej të ndodhte në vitin 2016. Pra edhe muaj bëhen plotë nëntë vjet që ky fakultet është në ndërtim e sipër”.

“Është më se e qartë se në këtë tender prej 3.5 milionë eurosh ka pasur keqpërdorime e është bërë biznes që në fillim. Duket se mungesa e trasnparencës është prolongimi i financimit të objektit nuk është i rastësishëm”.

Madje ai thotë se kjo kompani ishte edhe më e shtrenjtë për mbi 60 mijë euro. Nga e gjithë kjo situatë shton po pësojnë më së shumti studentët të cilët po detyrohet që ushtrimet e ligjëratat t’i zhvillojnë në objekte të tjera që nuk ofrojnë kushtet e nevojshme.

Sylaj ka kërkuar që objekti të vihet në funksion sa më shpjet dhe që keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë.

“Kompania ndërtuese bazuar në të dhënat e ARBK-së është regjistruar një vit pasi kishte filluar ndërtimi i Fakultetit dhe 50% e aksioneve ishin në pronësi të një ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së. Shkeljet dhe keqpërdorimet janë konfirmuar edhe nga ZKA-ja, ku sipas të gjeturave është zgjedhur kompania me çmimin  më të lartë prej mbi 60 mijë euro”.

“Nga krejt kjo më së shumti po pësojnë studentët që ushtrimet dhe ligjëratat po i zhvillojnë në shkolla të mesme. Ata meritojnë kushte më të mira, prandaj ne kërkojmë që objekti i ri të funksionalizohet sa më shpejt ashtuqë studentët të zhvillojnë mësimin normalisht dhe që keqpërdoruesit të vihen para drejtësisë”.

Kurse Dea Lala, studente në këtë Fakultetet tha se është nevojë urgjete që tu gjendet një zgjidhje ngase po zvhillojnë mësimin në objekte joadekuate, raporton EO.

“Ligjëratat po i zhvillojmë në FShMN kurse ushtrimet në objektin e vjetër të fakultetit. Nga kjo situatë po dëmtohemi, më e pata që mund të bëhet për ne është sigurimi i një hapësire adekuate. Duhet të ndërmerret diçka”.

Të ngjashme