Falet Fitër Bajrami, Tërnava thërret për unitet dhe kërkon nga të rinjtë të mosmigrojnë

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 06:12 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Besimtarët të shumtë mëngjesin e së martës u janë drejtuar xhamive në mbarë botën. Myslimanët festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë vjen pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit ata agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit, raporton Ekonomia Online.

Në Kosovë manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati”, në Prishtinë.

Manifestimi ka nisur në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit është mbajtur ligjërata tematike kushtuar kësaj feste dhe u kënduan ilahi. Derisa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 05:34.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit ka bërë thirrje për unitet.

“Falënderojmë Allahu që na u dha mundësia që të agjërojmë këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Falënderimi i takon Allahu dhe të dërguarit të tij, pengajmerit a.s. Muhamedit. Në Ramazan kemi mësuar për faljen dhe solidaritetin. Bajrami arrin të shkrijë dallimet për të mirën e përgjithshme”.

“Këtë ditë duhet të shfaqim unitetit në familje dhe shoqëri. Kjo është dita kur besimtari fal njërit-tjetrin, mos harroni që Allahu është më ata që falin dhe bëhet që Zoti të ju fal juve në ditën e Gjykimit”.

Tërnava tha se gjëja më e shenjtë për njeriun është feja dhe vatani. Por sipas tij, nuk  mjaftojnë vetëm fjalë shterpe, por duhet kontribut në vazhdimësi.

“Gjëja më e shenjtë që posedojmë është feja dhe vatani, të gjithë krenohen me atdheun e tyre. Allahu ka vendosur në natyrën që njeriu të dojë atdheun e vet, tokën të cilën jeton dhe ushqehet me të mirat e saj”.

“Atdheu është si një lis që ndalimi nën hijen e tij, atdheu është si nëna që kujdeset për fëmijën. Nuk mjafton vetëm me dashuria shterpe me fjalë, por duhet kontribut në vazhdimësi. Shoqëria ka nevojë të ngiriet mbi bazën e punës së ndershme, atdheun është gjëja më e shenjtë që posedojmë”.

“Atdhetari i ndershëm e rrit dashurinë ndaj atdheut. Vatani kërkon mirësi nga të gjithë, atdheu meriton dashuri dhe nder. Dashurin ndaj atdheut e kuptojmë më së miri nga i dërguari i fundit i Allahut, kur u largua nga Meka”.

Kreu i BIK-ut ka kërkuar nga të rinjtë që të mosmigrojnë, por të punojnë për të mirën e përbashkët, duke kërkuar nga udhëheqësit shtetëror që të rinjve tu krijohet perspektivë.

“Të gjithë jemi në dijen për largimin e vëllezërve dhe motrave tona në vendet e tjera. Por gjendjen e rëndë ekonomike e ka bërë këtë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin duhet të punojmë bashkë. Kosovë është fjalë e pazëvendësuar që është e mishëruar në zemrën dhe shpirtin tonë, prandaj të mos migrojmë, por të punojmë për vendin tonë”.

“Të reflektojmë në të mirë për të mirën e atdheut, që të rijnë mos të krijojnë që idenë që perspektivë mund të gjenin vetëm në vendet e tjera. Ftoj për unitet politik kur është në pyetje e mira e atdheut”.

Pas faljes së faljes së namazit të Fitër Bajramit qytetarët kanë bërë thirrje që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

Tërnava, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BIK-u nga ora 9:00-12:00, raporton EO.

Në vazhdën e kësaj feste, pas faljes së namazit të Bajramit, pati edhe urime të tjera si dhe thirrje në unitet, paqe e dashuri mes vete.

Një urim të tillë, e pati edhe ish-ministri i dikasterit të Shëndetësisë, Ferid Agani. Ai me rastin e kësaj feste tha se muaji i Ramazanit ka qenë kulminacioni i vlerave etike dhe morale e shpirtërore të popullatës shqiptare, duke shtuar që edhe institucionet e vendit duhet të jenë në nivelin e vlerave të qytetarëve të Kosovës.

“Fillimi ishte ashtu sic ka qenë gjithmonë muaji i bekuar i Ramazanit, një namaz i mrekullueshëm, lutje Zotit të Masdhërishëm për mirëqenie, begati, paqe dhe shëndet në familjen e çdo besimtari. Mendoj që muaji i bekuar i Ramazanit ka qenë kulminacioni i vlerave etike, mroale e shpirtërore të popullatës tonë dhe lus Zotin e Madhërishëm, që edhe institucionet e shtetit tonë të jenë në nivelin e vlerave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Shfrytëzoj rastin që të iu uroj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, çdo besimtari Musliman, në të gjitha trojet shqiptare, kudo në botë e në veçanti, familjeve të dëshmorëve, martirëve të cilët sot u mungojnë më rë dashurit e tyre, që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë e këtij vendi, të iu uroj festën e Fitër Bajramit dhe lus Zotin e Madhërishëm që fëmijëve të tyre dhe pasardhësve të tyre, të ti dhurojë, lumturi, shëndet dhe begati në familje”, u shpreh Agani.

Agani tha çdo vit kur shënohet kjo festë e madhe, është një moment i ripërtrirjes së fuqive shpirtërore të qyetarëve, përkundër vështirësive të mëdha, ekonomike, politike, sociale me të cilat ata ballafaqohen.

“Çdo vit e paraqet një moment të ripërtritjes së fuqive shpirtërore të qyetarëve tonë, përkundër vështirësive të mëdha, ekonomike, politike, sociale me të cilat ballafaqohemi, megjithatë gjithmonë, të udhëhequr nga parimi hyjnor, se prej Zotit kemi ardhë e tek Zoti do kthehemi, gjithmonë gjejmë prehjen dhe qetësinë dhe në këtë mbështetje e gjejmë edhe pikën e mbështetjes për përpjekjet që duhet ti bëjmë të gjithë së bashku me unitet, solidaritet, besim në njëri-tjetrin, në mënyrë që të vazhdojmë kontributin për shtetndërtimin e vendit dhe gjithmonë duhet pasë parasyshë që beteja e fituar para 20 viteve për lirinë e pavarësinë e vendit, ka qenë vetëm fillimi dhe kemi detyra të mëdha në shtetndërtimin e vendit dhe mendoj që në këtë drejtim duhet që gjithmonë gjetur fuqi që të jemi bashkë dhe ti tejkalojmë ndasitë dhe jemi unik veçanërisht në këto momente kur shteti po ballafaqohet me sfida të veçanta”, shtoi Agani.

Ndërsa, kryemimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, tha se festa e Fitër Bajramit, është një festë e dashurisë, respektit dhe solidaritetit, duke shprehur edhe shqetësimin e tij për migrimin e të rinjëve të Kosovës, drejtë vendeve të tjera.

“Është një festë madhështore në Islam e cila përkon me përfundimin e muajit të Ramazanit dhe natyrisht që është një festë e cila festohet anë e kënd botës Islame, një fetsë e dashurisë, respektit dhe solidaritetit dhe është një festë e cila bashkon në zemrat e besimtarëve kudo që janë. Andaj ne jemi përpjekur që si Bashkësi Islame, të jemi afër skamnorëve në këto ditë të Ramazanit, duke bashkëjetuar me ta, dhimbjet e tyre, vuajtjet e tyre, dhe mendoj që ndihmën e besimtaëve tanë, ja kemi arritur që sa do pak të zbusim atë varfëri që është ende prezente tek një pjesë e jona.

Me kalimin e viteve është një knaqësi e madhe që në Kosovën e lirë të pasluftës, po festojmë lirshëm këto festa, duke qenë gjithmonë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që kemi para popullit dhe para Zotit, edhe nga mesazhi i myftiut Tërnava, u vërejt se jemi në kohë të vështira, kur pjesa e re e popullatës, ka filluar të marrë rrugën e mërgimit nga kushtet jo të mira ekonomike, andaj apeli ynë në këtë muaj të Ramazanit, ishte që të qëndrojmë në vatrat tona, sepse të tillë na don Zoti dhe na don populli”, tha Bajgora.

Lexo më shumë:

Të ngjashme