Falet Kurban Bajrami, institucionet të kultivojnë bashkëjetesën fetare e të respektohet të drejtat e grave

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 06:22 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë në të cilën është mbajtur manifestimi kryesor i kësaj feste organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Reshat Mexhidi, në hydben e bajramit tha se kjo festë bashkon të gjithë myslimanët nga e gjithë bota.

“Falënderojmë Allahun që të jemi së bashku në adhurim, t’i drejtohemi Allahu. Mos të harrojmë që këtë festë e karakterizojnë haxhi dhe terja e kurbanit”.

“Në Meke të gjithë haxhilerët luten që Allahu të na fal e të na mëshirojë. Muhamedi a.s, e ngriti zërin nga Meka për zotin një dhe mosbesimin në shumë zotëra”.

“Të gjithë duhet ta dimë se pasuria që kemi është sprovë në këtë botë, zoti nuk e do të pasurin që ështët koprrac. Solidertit dhe ndihma është urdhër Kuranor dhe është selam i Muahmedit a.s. Allahu do t’ia shumëfishojë pasurinë atij që jep sadaka”.

“Thërras të gjithë që në zemrat e tyre të shendërrit besimi që të jemi edhe më tolerant më të mëshirshëm, të bashkuar”.

Në këtë mesazh drejtuar besimtarëve ai ka folur për të drejta e grave të garantuar në islam. Ai më tej ka shtuar se të drejtat e grave vazhdojnë të privohet. Mexhidi shtoi se islami garanton këto të drejta dhe në këët festë duhet të motivohemi t’i përmbushim obligimet Kuranore.

“Të drejta e femrës, po vazhdojnë që të shkelen nëpër botë. Fakti që Muahamdi a.s e përmendi në haxh këtë të drejtë tregon për mirësinë që feja u garanton femrave”.

“Islami u garanton të drejtë e femrës për të jetuar dinjitetshëm. Liria fetare dhe të drejta e femrës vazhdojnë të shkelen, veçmas e drejta për të jetë e dinjitetshme e lirë nga burri dhe shoqëria, ende vazhdon të jetë e privuar nga liria e hises. Kurban Bajrami duhet të na motivojë që të përmbushim këtë obligim”.

Ai ka kërkuar nga institucionet që të zhvillojnë dhe të kultivojnë bashkëjetesën fetare, raporton EO.

Sipas tij, Kosova duhet të dëshmojë se ëshët djep i të drejtës fetare. Mexhidi u ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit.

“Qeveria duhet të shfaqë urtësi në zhvillimin dhe kultivimin e bashkëjetesë fetare. Adhurimi i zotit është e drejtë e mandatar nga zoti. Kosova si shtet shembullore duhet të dëshmojë se është djep i të drejtës fetare. Në vend të vrasjes dhe hakmarrjes të shtrim dorës dhe falim, në vend të shkeljes së drejtës së femrave të punojmë për jetësimin e tyre, ngase femra është gjysma e shoqërisë”.

“Në emër të BIK-ut dhe në emrin tim personal tu uroj festën, dhe të bëhemi bashkë jo vetëm për festuar, por edhe për të rregulluar jetën tonë”.

Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat tjera në vend, sipas orarit të paraparë.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën po e festojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo që vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/912774445749980
Lexo më shumë:

Të ngjashme