Falsifikoi dokumente për ta shitur një tokë në vlerë 98 mijë euro, arrestohet një person

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, meqenëse i njëjti dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcel tokë në vlerë 98 mijë euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet si “mashtrim”.

“Suharekë 02.07.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98 000 € një qytetari nga komuna e Suharekës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme