Falsifikoi testet për koronavirus, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka bërë falsifikim të testeve për koronavirus.

Arrestimi ka ndodhur në Rrugën Robert Dol dje në Prishtinë, kurse i dyshuari me datë 24 gusht dyshohet se falsifikoi testet.

Policia të dyshuarin e ka arrestuar në vazhdim të hetimeve dhe masave të fshehta.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme