Familja 8 anëtarëshe nga Durrësi rehatohet në familjen Mushkolaj në Deçan

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Deçani ka hap dyert për vëllezërit nga Shqipëria të cilët u goditën nga fatkeqësia natyrore. Familja e Bekim Mushkolaj, nga fshati Irzniq sot kanë mirëpritur familjen 8 anëtarësh të Azem Kerri nga Durrësi.

Këtë familje e ka vizituar kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtor.

Institucioni komunal në Deçan ka premtuar se do të iu qëndrojë afër të gjitha familjeve të strehuara në këtë komunë.

Të ngjashme