Familja e heroit Ismet Ukajt ia fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj, përurohet edhe shtatorja e tij

Deçan | 20 Gus 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familja e heroit Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit ia ka falur gjakun e vëllaut të vrarë 30 vjet më parë familjes Zenelaj, nga po ky fshat, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i familjes Haki Ukaj tha se gjakun e vëllait po e fal për hir të të rënëve për liri, por ehe për ta nderuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ishte prezentë me këtë rast.

“Ne familja Ukaj e kemi sos me ja fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj. Gjakun duam me fal për hir të dëshmorëve dhe atyre që dhanë jetën për liri, gjakun po ja falim kryeministrit Haradinaj”.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se me këtë akt dëshmohet se populli shqiptar është popull me vlera dhe e ka të garantuar zhvillimin dhe ecjen përpara.

“Jemi popull që kemi vlera si popull, e ndërmarrin një hap kaq fisnik që me fal gjakun. Kjo na dëshmon që mundemi me ec përpara, faleminderit shumë nënë Sabrije dhe të gjithë familjes”.

“Kurrë mos u derdhtë gjak shqiptari prej shqiptarit”.

Përderisa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj faljen e gjakut nga familja Ukaj e ka qujatur akt fisnik.

“Po i nderojmë të gjithë dëshmorët e atdheut me zbulimin e kësaj shtatore. Sot bëhet një akt fisnik”.

Më pas edhe është bërë zbulimi i shtatores së heroit, raporton EO.

Të ngjashme