Familja Geci: T’i kultivojmë qëllimet e luftës sonë çlirimtare tek gjeneratat e reja

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit të aktakuzës së ish-pjesëtarëve të UÇK-së, familja e Sabit Gecit ka publikuar një letër drejtuar qytetarëve të Kosovës, duke kërkuar mobilizim ndaj ngjarjeve të fundit rreth Gjykatës Speciale, përcjell Ekonomia Online.

Në letër thuhet se “pavarësisht trajtimit “të drejtë ose të pa drejtë” të trashëgimtarëve të themeluesve të rezistencës aktive në Republikën e Kosovës nga Gjykata Speciale dhe pavarësisht shkaktimit të dhimbjes sonë, ne, duhet të mobilizohemi konform civilizimit tonë kombëtar mijëravjeçarë, që të vazhdojmë t’i kultivojmë qëllimet e luftës sonë çlirimtare tek gjeneratat e reja.”

Tutje, letra e plotë e familjes Geci:

Tani jemi dëshmitarë se përpjekja dhe sakrifica e pareshtur ndër shekuj e qytetarëve të vendit, ka nxitur ndërgjegjen e civilizimit global, që përmes Njohjes të së Drejtës për Pavarësi të Republikës së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare, t’i hedhë poshtë të gjitha Vendimet hershme të gabuara të fuqive evropiane, të cilat kanë shfaq pasoja të rënda për qytetarët e Republikës së Kosovës ndër periudha të caktuara kohore.
 
Pavarësisht trajtimit “të drejtë ose të pa drejtë” të trashëgimtarëve të themeluesve të rezistencës aktive në Republikën e Kosovës nga Gjykata Speciale dhe pavarësisht shkaktimit të dhimbjes sonë, ne, duhet të mobilizohemi konform civilizimit tonë kombëtar mijëravjeçarë, që të vazhdojmë t’i kultivojmë qëllimet e luftës sonë çlirimtare tek gjeneratat e reja në harmoni me standardet ndërkombëtare të demokracisë globale, si porosi e patriotëve dhe dëshmorëve te të gjitha kohërave dhe si garanci për identitetin e hapësirave gjeografike ILIRIANE.

Të ngjashme