Familja organizon pritje për lirimin e Lushtakut

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 14:53 | Nga

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka njoftuar se familja e tij ka vendosur që nga sot e deri më 6 korrik të organizojë pritje për lirimin e Sami Lushtakut.

“Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë, dashamirës të familjes tonë. Ju njoftojmë se, nga sot (04.07.2017) e deri të Enjten (06.07.2017), ora 10:00 – 20:00, i bëjmë pritjet për qytetarët e interesuar që duan ta vizitojnë Gjeneralin Sami Lushtaku, në odën e familjes Lushtaku, në Prekazin e Ulët, Komuna e Skenderajt. Me mirëkuptim dhe respekt, Mergim Lushtaku”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme