Familja shqiptare dëbohet nga Franca

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 10:49 | Nga

Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik, në Mende të Francës është arrestuar një familje shqiptare, duke përfshirë këtu edhe dy fëmijë të moshës 13 dhe 15-vjeçare, të cilët u transferuan në qendrën e paraburgimit të Nimes.

Të premten e 20 korrikut, familja është dëbuar me avion për në Shqipëri. Të shoqëruar nga policia në kufi, të premten ata u dëbuan shumë herët me një avion për në Shqipëri.

Kjo familje së cilës iu kishte refuzuar azili, ka qenë e detyruar të largohej nga territori francez, shkruan “Midi Libre”, përcjelll Albinfo.ch. Ajo ishte nën arrest shtëpiak në Mende (Lozère), ndërsa fëmijët, një djalë dhe një vajzë, kanë qenë shkollarë të klasës së pestë dhe të tretë.

“Shoqata franceze edukatë pa kufinj” RESF, ka denoncuar “hipokrizinë” e rrjedhës dhe mbylljen e dy të miturve.

“Babai është dashur të shkojë për çdo ditë në stacionin e policisë”, ka deklaruar kreu i RESF. Atij i kishin thënë se nga fundi i gushtit, babai nuk do të kishte qenë më në shënjestër”.

Të enjten, më 19 korrik, përderisa babai ka qenë në stacionin policor, policia erdhi në apartamentin e tyre për të marr nënën shtatzënë dhe dy fëmijët e mitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme