Familjarët e mërgimtarëve bllokojnë Aeroportin “Adem Jashari”

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Mërgimtarët që jetojnë nëpër shtete të huaja tashmë kanë marrë rrugën për në Kosovë, që të kalojnë pushimet verore.

E derisa vazhdimisht raportohet për kolona në pikat kufitare, tollovi është shkaktuar edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kësaj radhe, kjo tollovi është shkaktuar nga familjarët që kanë dalë t’i presin mërgimtarët.

Në fotot e publikuara nga media, shihet se dalja e aeroportit është bllokuar nga qytetarët.

Të ngjashme