Familjarët e Sami Lushtakut: Nuk kemi informacion zyrtar për lirimin e tij

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 10:20 | Nga

Familjarët e Sami Lushtakut thonë se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar për vendimin e Gjykatës së Apelit që iabkabhequr dënimin prej 12 vjetësh kryetarit të Skenderajt.

Lushtaku i cili akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civileve në rastin e njohur si “Drenica 1”, është i dënuar me 12 vjet burg, për vrasjen e një civili.

Mbrëmë në media është raportuar se lidhur më këtë rast, Gjykata e Apelit ka liruar Lushtakun, duke ia hequr dënimin prej 12 viteve burg.

Por, djali i Sami Lushtakut, Mërgimi, ka bërë të ditur se ende nuk kanë marrë informacion zyrtar për lirimin e tij.

Ai ka deklaruar se janë në pritje të një vendimi të drejtë.

“Ju njoftojmë, se ne si familjarë nuk kemi asnjë lajm zyrtar, jemi informuar vetëm përmes portaleve! Ne jemi në pritje të një vendimi zyrtar dhe të drejtë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme