Familjarët e të zhdukurve do të takohen me presidentin serb

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 15:08 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ka mbajtur konferencë për media në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Bajram Qerkinaj, nga kjo organizatë, tha se kanë për qëllim zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe kujdesin ndaj viktimave që i kanë shpëtuar luftës. Ai sqaroi se kjo organiztaë është mulitetnike.

Ai ka thënë se shumë shpejt familjarët e të zhdukurve të të gjitha komuniteteve do të takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

“Këto do të kanë qenë aktivitete ku e të gjithë bota e shënon. Në aktivitetet tona na ka përkrahur ambasada e mbretërisë së Bashkuar për konferencën multietnike. Ne jemi bashkuar të gjitha minoritetet që kemi dhimbjen e njëjtë. Ne jemi bashkuar të gjitha minoritetet për të qenë më të fortë. Këtu është edhe Millorad i cili e ka pranuar këtë bashkim dhe sot ka hedhur lule tek pllaka përkujtimore”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se për të zhdukurit nuk duhet të bisedohet në Bruksel pasi që është çështje humane dhe jo politike.

Ndërsa Millorad Trifunoviq, përfaqësues i familjarëve të zhdukurve serb, tha se janë bërë bashkë në këtë organizatë ngase qe 18 vjet kanë kërkuar më të dashurit e tyre të ndarë.

“Katastrofat natyrore s’mund t’i dalim, por njerëzit që janë zhdukur për çështje politike dhe ekonomike që 18 vite edhe nuk dimë asgjë për ta dhe më vjen keq që kjo tragjedi dhe agoni ende po vazhdon. Ne të gjithë jemi duke kërkuar së bashku të gjitha minoritetet bashkë pa e marr parasysh nacionalitetin dhe deri sot ne i kemi kërkuar ata të ndarë”.

Ai tha se po mundohen që të ju ndihmojnë ekonomikisht familjarëve të zhdukurit.

Aktualisht të evidentuar si të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë mbi 1600 persona. Familjarët e tyre vazhdimisht akuzojnë Serbinë që nuk jem të dhëna të sakta për vendndodhjen e varrezave masive.

Të ngjashme