Familjarët e të zhdukurve kundërshtojnë varrimin e 300 mbetjeve mortore

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 12:03 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan shumë çështje, ndërto edhe përgatitja për shënimin e 30 gushtit-Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, raporton EkonomiaOnline

Në këtë mbledhje, anëtarja e Komisionit, Nysrete Kumnova, ngriti çështjen e 300 mbetjeve mortore që gjenden në Prishtinë, e për të cilat është folur se do të varrosen.

Ajo kërkoi nga këshilltari i Kryeministrit, për Persona të Zhdukur, Jahja Lluka, që mos ta bëjnë një gjë të tillë, pa u identifikuar në tërësi.

“Për 300 mbetje mortore flitet që janë por nuk dihet kujt i përkasin pse nuk bëhet një zgjidhje, duam me na i kthyer, nëse veç një asht i djalit tim Albionit gjendet dua me ma kthyer. Flitet që ato mbetje mortore do të varrosen të paidentifikuara, ne këtë si familjarë nuk do ta lejojmë. Jam e zhgënjyer nga kryetari i këshillit koordinues të Serbisë. 5 janë gjet veç Albionin nuk ma kthejnë. Nuk e keni fuqinë e zgjidhjes së problemeve të 1600 njerëzve. Kërkoj nga zoti Lluka që me i kushtëzuar Serbinë me kthimin e trupave tanë nga Serbia”, tha ajo.

Këshilltari i Kryeministrit në largim, Jahja Lluka, tha se në mesin e 300 mbetjeve mortore gjenden edhe persona që nuk janë pjesë e luftës.

Ai siguroi se të gjitha këto mbetje do të varrosen me dinjitet.

“300 mbetje mortore që janë nuk guxojnë me u prek nëse nuk gjendet fati i tyre. Janë edhe trupa që s’janë të luftës. Janë mbetje mortore që nuk kanë të bëjnë me të zhdukurit ata do të varrosen në mënyrë dinjitoze”, tha ai.

Kumnova po ashtu kërkoi të dijë se çfarë do të bëhet me plotësim ndryshimin e ligjit për persona të zhdukur, dhe se a do të rriten pensionet pasi qeveria është në dorëheqje.

“Na e dimë që qeveria është në rënie lidhet me takimin e fundit kemi biseduar dhe kemi harmonizuar që si komision për rritjen e pensioneve të familjeve të pagjeturve fatkeqësisht ka dështuar, por ishalla jo. Kam një pyetje për Jahja Llukën pasi është i partisë së Kryeministrit. A do të vazhdojë kjo rritje, apo do të vazhdojë si kemi qenë pa fëmijë dhe të varfër”, tha ajo.

Lluka tha se Qeveria ka miratuar koncept dokumentin, por tashmë ka mbetur të miratohet edhe në Kuvend.

Ai siguroi se cdo qeveri që të vije një ligj i tillë sot ë shtyhet përpara.

“Koncept dokumenti është miratuar në Qeveri, po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk e besoj që parlamenti i Kosovës në çfarëdo përbërje dhe kushto që e merr qeverinë nuk do ta aprovon këtë. Pa e aprovuar Kuvendi ligjin nuk ka me pas rritje”, tha ai

Jahja Lluka komentoi edhe lirimin e kriminelit për vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë para kohe dhe tha se nuk do të ketë pajtim me Serbinë nëse përsëritet kjo gjendje.

“Lirimi i fundit i kriminelit të liruar para kohe për vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë, deri sa e kanë plot gojën pajtim e gjëra tjera me këtë nuk është rruga e pajtimin. Le ta din Serbia se krimineli i cili vret 14 shqiptarë dhe lirohet pa marr parasysh shqiptar apo nacionalitet tjetër duhet me u denua ashtu siç e meriton. Familjarët janë të prekur dhe kanë reaguar, rruga për në Evropë nuk është kjo. Ne nuk mundemi me u pajtua me këtë politik dhe nuk do të ketë pajtim nëse vazhdon kjo gjendje”, tha ai.

Naim Lluka nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, tha se këtë vit kanë gjetur  mbetje mortore të 9 personave të zhdukur.

“Kërkoj prej juve me u koordinuar më mirë, instituti ka nderin me deklarua se kemi arrit me realizua punë në teren rekorde. Kemi realizuar 19 operacione në teren, të cilat më herët janë bërë nga ndërkombëtarët, instituti i mjekësisë ligjore ka përgatitje për me marrë përgjegjësinë në aspektin e mjekësisë ligjore. Nga këto operacione kemi gjetje 9 individ, poashtu dëshiroj të ju informoj që i kemi edhe 5 urdhëresa të paekzekutuara që do t’i ekzekutojmë në teren”, tha ai.

Jahja lluka propozoi që aktivitetet për shënimin e ditës së të zhdukurve më 30 gusht të zhvillohen nëpër komuna dhe jo vetëm në kryeqytet.

“Kisha thanë që sivjet ne si komision të orientohemi në komuna. Aktivitete në Krushë  të madhe të vogël në Suharekë dhe në qendra tjera”, tha ai.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit, tha se në këtë ditë duhet prapë të përsëriten kërkesat e njëjta.

“Si praktikë keni përcaktua agjendën pasi kjo datë ka një qëllime përkujtimin, interesimin për gjetjen e personave të zhdukur, si dhe sensibilizimin e ndërkombëtarëve për personat e zhdukur, nderimin dhe kërkesa kryesore për familjarët që ende nuk dinë për fatin e familjarëve të tyre”, tha ai.

Të ngjashme