Familjarët kujtojnë më të dashurit që i humbën në masakrën e Mejes: S’ka asgjë më të dhimbshme se të shohësh vdekjen e djalit

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 12:58 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarë të shumtë përkujtuan familjarët e tyre në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit”, dhe me dhimbje e me lot në sy flasin për më të dashurit e tyre të cilën u vranë më 27 prill 1999, derisa kërkuan që kryerësit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Xhevahire Pajaziti, mes lotësh tregon se në këtë masakër i është vrarë djali i saj. Tha se nuk ka asgjë më të dhimbshme sesa të shohësh vdekjen e djalit.

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme për nënën se me pa vdekjen e djalit. Ka qenë shumë e dhimbshme. E kanë marrë serbët dhe e kanë marrë me veti e kanë dërguar në Serbi e kanë varrosur atje. Kur kanë filluar me u gjet varrezat i kanë kthy trupat në Kosovë”, tha ajo.

Ajo kërkoi që kryerësit e këtyre masakrave të vihen para drejtësisë.

Në këtë masakër, i vrarë ka mbetur edhe djali 14-vjeçar i Xhevë Metës. Ajo tha se është krenare kur qytetarë të shumtë bëjnë nderime në këtë masakër.

“Jena kanë shumë të mërzitshëm dhe sot jam më krenare që po shoh këtë popull që ka ardhur. Mu ka vra djali 14 vjet. Dhimbjet e tyre nuk i harrohet kurrë. Mua po më duket mirë se nuk po u humbet gjaku”, tha ajo.

Të ngjashme