Familjarët nuk e dinë nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 18:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Djali i axhës së Kadri Veselit, Hysniu, gjatë ceremonisë së varrimit të nënës së Veselit, Ajshes, ka thënë se Veseli po mbahet padrejtësisht në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Teksa ka folur për mungesën e Veselit në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, Hysniu tha se nuk është në dijeni nëse e kanë njoftuar ose nuk e dinë nëse është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

“Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm, për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tonë nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai, raporton EO.

Të ngjashme