“Familjarët po nxjerrin nga varret serbët e vdekur në Kosovë dhe po i dërgojnë në Serbi”

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Radio Kim sot njofton se në Prishtinë, në Varrezat e serbëve,ka gjithnjë e më shumë varreza të zbrazëta. Kjo, për shkak se gjithnjë e më shumë familjarë po i bartin trupat e të dashurve të tyre në Serbi.

Sipas kësaj agjencie, sot në Ditën Shpirtrave, pak serbë kanë qëndruar në Varreza serbe në Prishtinë për të vizituar varret e të dashurve.

Ma ta ka qenë edhe murgu Sasha Mitroviq dhe u bëri thirrje bashkatdhetarëve të mos i zhvarrosin familjarët e tyre të vdekur dhe të mos i transferojnë ata nga varrezat në Prishtinë, transmeton Koha .

“Varrezat janë mbuluar nga bari dhe po shtohet zbrazja e tyre nga të vdekurit” thotë Radio Kim.

© KOHA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme