Familjarët thonë se polici vrau të bijën aksidentalisht, pastaj nga dëshpërimi edhe veten

Prizren | 16 Dhj 2020 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Familja Mazreku nga Prizreni të mërkurën ka hapur të pame, kjo pasi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tyre ka ndodhur një krim i rënd.

Dyshohet se në shtëpinë e tij zyrtari policor S.M. vrau aksidentalisht vajzën e tij 21 vjeçare L.M e më pas qëlloi edhe vetën për vdekjen, njofton Klan Kosova.

Familjarët  e të ndjerëve nuk deshën të flasin para kamerës por i thanë televizionit se zyrtari policor aksidentalisht qëlloi të bijën e tij pasi që ky i fundit ishte duke e pastruar armën para se  të shkonte në punë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme