Faruk Mujka fyen të varfërit që fitojnë bukën nga puna në treg

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, është munduar ta ironizojë marrëveshjen PDK-AKR.

Për ta tallur, ai ka krahasuar me ditën e tregut në Mitrovicë.

Ndonëse si figurë, Mujka ka fyer punëtorët që nxjerrin bukën e gojës nga puna në treg.

Mujka ka thënë se malli i së shtunës, ditës së tregut, nuk del kualitativ, duke aluduar në mashtrimet që gjoja i bëjnë tregtarët.

Postimi i Mujkës:

Ditë e Shtunë, në Mitrovicë është ditë Pazari.

Mundesh me ble dhe me shit gjithçka.

Mundesh me bo çdo lloj pazari.

Ama malli i të Shtunës rrallë del i qëndrueshëm e kualitativ për arsye se përnime shitet gjithçka.

Të ngjashme