Fatmir Limaj për keqtrajtimin e zyrtarëve serbë të Kosovës: Serbia po vazhdon avazin e vjetër

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet serbe kanë ndalur dy zyrtarë serbë të Kosovës në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe zv.kryeminsitri, Fatmir Limaj, raporton EkonomiaOnline.

Më posh të shkrimi i plotë:

Serbia po vazhdon me avazin e vjetër, duke keqtrajtuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndalimi i sotëm i Srdjan Jovanoviqit dhe Srecko Spasiqit, këshilltarë në Qeverinë e Kosovës, në vendkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë” shpërfaq edhe njëherë tjetër tendencën dhe qëllimin e Serbisë për ta penguar integrimin e serbëve në Kosovë.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, sepse autoritetet në Serbi po duan t’i frikësojnë dhe shantazhojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme nga një vend kandidat për t’u integruar në BE, të provokojë dhe të sillet në këtë formë. BE duhet të reagojë dhe të mos toleroje sjellje të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme