Fatmir Matoshi takon homologun nga Shqipëria Blendi Klosi

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 10:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisi dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Pas takimit, Matoshi falënderoi Klosin që iu bashkua aksionit më të madh të pastërtisë më Kosovë që nga paslufta.

“Faleminderit shumë që jeni me neve në aksionin më të madh të pastërtisë në Kosovë që nga paslufta. Pas pak do të filloj edhe zyrtarisht aksioni më i madh që nuk është mbështetet vetëm nga MMPH por edhe nga qytetarët e shumta nëpër lagje dhe qytetet ku në shumicën e komunave kryetarët e tyre po udhëheqin taskforcat komunale”.

“Prezenca e ministrisë na tregon që nuk kemi vetëm në këtë sfide për ambientin do të kemi rezultate konkrete të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri dhe më vjen mirë që mjedisi po bëhet prioritet i qeverive tona”, tha Matoshi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi konfirmoi se kanë ardhur edhe vullnetarë nga Durrësi e Tirana për këtë aksion.

“Sot është dita ndërkombëtare e pastrimit dhe në gjithë botën po mbahen operacione të pastrimit dhe ndjehem mirë që me ftesë të Matoshit jemi në Prishtinë duke mbështetur vullnetarët që kanë ardhur nga Tirana dhe Durrësi për tu bërë pjesë e pastrimit. Edhe në Tiranë ka shumë rini që po bëjnë operacion pastrimi”, tha Klosi.

“Nuk është vetëm rëndësia e kësaj ditë, nuk duhet të mjaftoheni vetëm me një ditë por ky operacion të jetë  fillesa e këtyre të jetë e mbështetur nga shoqëria civile, rinia dhe ta mbrojmë mjedisin”, tha ai.

“Këto mund të arrihen kur qytetarët ndërgjegjësohen kur të kuptojnë qe detyra e tyre është lër të pasur një mjedis të pastër dhe të sensibilizojmë mjedisin është një gjë e bukur që kemi në dy anët e bjeshkëve”, shtoi ai.

Të ngjashme