Faton Ramadani shoqërohet në polici për sulmin ndaj Kajtazit

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 16:35 | Nga

Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e gazetarit, Vehbi Kajtazi, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin, raporton Insajderi.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.

Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme