Faton Topalli, kandidat i VV per Ferizaj?

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 16:11 | Nga

Burime brenda partisë Vetëvendosje, bëjnë të ditur se kandidati i mundshëm për kryetar të Ferizajt nga ky subjekt është propozuar të jetë Faton Topalli, i cili momentalisht ushtron detyrën e deputetit ne Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Në të kaluarën Faton Topalli kishte garuar edhe dy here si kandidat i këtij subjekti për kryetar të Ferizajt, në zgjedhjet lokale të vitit 2012 dhe 2013, duke mos e kaluar rundin e parë të votimeve. Në zgjedhjet e përgjithshme qe u mbajtën më 11 qershor të këtij viti, Faton Topalli u rizgjodh deputet me gjithsej 9132 vota, ndërsa në Ferizaj kishte fituar 5417 vota.

Faton Topalli ka lindur ne Prishtine më 7 nëntor 1963, dhe e ka të kryer fakultetin e shkencave sociale ne Cyrih te Zvicrës.

Të ngjashme