Fatos Bytyqi kërkon drejtësi për tre vëllezërit e vrarë në Serbi

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 15:18 | Nga

Njëri vëlla i tre shqiptarëve shtetas amerikanë të vrarë në Serbi gjatë luftimeve në Kosovë, ka akuzuar liderët serbë se po refuzojnë të sjellin para drejtësisë vrasësit pavarësisht zotimeve të vazhdueshme se do të bëjnë këtë gjë.

Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, lanë biznesin e tyre të picave në Brooklyn, Neë York, për të luftuar përkrah shqiptarëve kundër sundimit serb në Kosovë.

Vëllezërit Bytyqi u vranë në vitin 1999. Pas arrestimit dhe vuajtjes së dënimit për kalim ilegal të kufirit të pashënuar, ata nga burgu në Prokuple u dërguan në Qendrën e Ministrisë së Brendshme serbe në Petrovo Selo, ku u vranë dhe u hodhën në varrezë masive. Trupat e tyre u gjet më 2001.

Vëllai i tyre, Fatos Bytyqi, i ka thënë “The Associated Press” të martën se kryeministri Aleksandër Vuçiq vazhdimisht u ka premtuar zyrtarëve amerikanë se Serbia do ta zgjidh këtë çështje.

Bytyqi thotë se Vuçiq ka bërë thirrje për durim. “Durim për 17 vjet? Ky rast nuk ka ndodhur dje”, ka thënë Bytyqi.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 17 vjet nga vrasja e shtetasve amerikanë, Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi, drejtësia serbe nuk ka ngritur ende një aktakuzë ndaj urdhërdhënësve të ekzekutimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme