Fatos Jusufi vuan nga leukemia, kërkon ndihmën tuaj

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Fatos Jusufi nga Prishtina ka nevojë për ndihmë.

Ai është diagnostifkuar me Leukemi Acute Mieloide (AML), e cila nuk mund të kurohet në Kosovë.

Familjarët e Fatosit thonë se shuma e kërkuar për shërim jashtë vendit arrin deri në 100 mijë euro dhe këto të holla nuk mund t’i sigurojnë vetë.

Pas tre seancave të kimioterapisë në Tiranë sëmundja i është rikthyer dhe i duhet urgjentisht të bëjë transplantin e palcës kurrizore.

Familjarët e Fatosit ju bëjnë thirrje që ta ndihmoni atë për ta mbajtur në jetë.

Numrat ku mund ta ndihmoni Fatosin:

Teb Bank: 202-1000-105-678-712

Swift Code: TEBKXKPR

Llogaria për transfera ndërkombëtarë: XK05-2021-000-105-678-712

Mbajtës i llogarisë: Mersiha Jusufi

Ose duke dërguar sms në Vala në kodin 55551:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme