Fëmija i parë në Zvicër është shqiptar

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kishin kaluar vetëm tre minuta nga Viti i Ri, kur ka lindur fëmija i parë në Kantonin e Gjenevës, që deri më tani raportohet se është i pari që ka lindur në Zvicër.

Fëmija i parë është shqiptar, derisa deri më tani nuk ka emër. Prindërit mund të vendosin deri më 4 janar për emrin e tij, shkruan “20 Min”.

Babai i foshnjës është Ejup Limani (37-vjeçar), i cili punon si piktor, përcjell albinfo.ch.

Fëmija ishte dashur të lindte më 25 dhjetor. “Falë pushimeve kishim më shumë kohë për të rëndë dakord për një emër”. Por, ai ka një emër të preferuar. “Më pëlqen Aulon, por gruaja ime ende nuk është e sigurt”, thotë Ejupi.

Ky është fëmija i parë i lindur në Zvicër.

Të ngjashme