Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZhPS) ka publikuar hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të skemës së asistencës sociale gjatë Covid-19”, raporton Ekonomia Online.
Ky hulumtim është realizuar përmes telefonit për shkak të pandemisë, ku janë realizuar 227 intervista në 32 komuna, me 182 familje shqiptare dhe 42 nga komunitetet romë, ashkali, goranë dhe serbë.
Drejtori i Institutit për Zhvillimin e Politikave Sociale, Vehbi Mujku, tha fëmijët nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale e kanë pasur problem përcjelljen e mësimit online.
Ai tha se 24 familje nuk posedojnë fare televizor, kurse 34 për qind kanë deklaruar se nuk kanë qasje në internet.
“Probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e mësimit online të fëmijëve nga familjet përfituese e skemës së asistencës sociale. Vështirësi në dërgimin e detyrave tek mësimdhënësit në mungesë të pajisjeve të nevojshme për mbajtje të kontaktit me mësimdhënësit dhe shkollën”.
“Komuniteti romë, ashkali dhe egjiptas vazhdojnë të mbesin në shkallë të ulët të vijimit të mësimit edhe gjatë periudhës së pandemisë. Shuma e asistencës sociale e pamjaftueshme për përmbushjen e minimumit ekzistencial për familjet në skemën e asistencës sociale. Dyfishimi i asistencës sociale ka qenë një ndihmesë e madhe për familjet në asistencë sociale”, tha ai.
Besa Luzha nga fondacioni FES, tha se në këtë hulumtim janë të përfshirë kryesisht grupi më i margjinalizuar në shoqëri, raporton EO.
Ajo bëri thirrje që ata të mos shihen si barrë, por të shihem mekanizma se si të u ndihmohet.
“Ato familje jetojnë kryesisht vetëm me asistencë sociale janë një grupin e margjinalizuara fëmijëve janë një grup i fëmijëve të cilët është në këtë situatë kanë pasur vështirës”.
“Të gjithë këta fëmijë dhe këto familje nuk duhet të shihen si barrë as nga institucionet e qytetarët por duhet të shihen mekanizma dhe të u ofrojmë mundësi të barabarta për shkollim dhe punësim pa dallim”, tha Luzha.
Avokati i Popullit Hilmi Jashari, tha se hulumtime të tilla janë të mirëseardhura dhe janë në vazhdën e atyre raporteve të cilat edhe ata si institucion i kanë konstatuar, raporton EO.
DETAJE NGA HULUMTIMI
Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale – IZHPS ka realizuar një hulumtim me familjet përfituese te asistencës sociale ne Kosove rreth qasjes ne mësimin online dhe kushteve te jetesës posaçërisht në kushtet e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19. Momentalisht në Kosovë janë rreth 25 000 familje, me rreth 100 000 anëtarë, ku shumica e tyre janë fëmijë.
Rreth 18% e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe 5% jetojnë në varfëri ekstreme. Fëmijët kanë shkallë më të lartë përfituese te skemës se asistencës sociale të dy kategorive, të varfërisë në 23%, por familjet me 3 ose më shumë fëmijë kanë një shkallë varfërie prej 26.3% dhe shkallë ekstreme të varfërisë prej 8% (UNICEF, 2019).
Hulumtimi është realizuar me intervista telefonike, ku janë realizuar 227 intervista, janë përfshirë 32 Komuna te Kosovës, mesatarisht rreth 7 familje për një Komunë. Te përfshira familjet nga gjitha nacionalitet, 182 Shqiptare dhe 45 nga komunitetet Romë, Ashkali, Goranë dhe Serbë.
Qëllimi i hulumtimit
Përfshirja e fëmijëve ne mësimin online gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 kushtet e jetës, përfshirë ushqimin, veshmbathjen, shëndetin, transportin, pakot ushqimore.
Rezultatet e intervistave në mënyrë të përmbledhur:
Familjet
kanë qenë mjaft falënderuese me përkrahjen e të afërmeve
dhe
rrethit të cilët ju kanë ndihmuar gjatë kësaj periudhe në përcjelljen e
mësimeve
Një
numër i konsiderueshëm i familjeve ka shfrytëzuar edhe furnizimin me ushqim
nga
kuzhinat e ngritura, sidomos në Komunën e Prishtinës
Përderisa te komunitetet pakicë situata është shumë më e rëndë
Konkluzionet
1. Probleme të theksuara në qasje në përcjelljen e
mësimit online të fëmijëve nga familjet
përfituese e skemës së asistencës sociale
2. Vështirësi në dërgimin e detyrave tek
mësimdhënësit në mungesë të pajisjeve të nevojshme
për mbajtje të kontaktit me mësimdhënësit dhe shkollën
3. Komunitete Romë, Ashakli dhe Egjiptas vazhdojnë
të mbesin në shkallë të ulët të vijimit
të mësimit edhe gjatë periudhës së pandemisë
4. Shuma e asistencës sociale e pamjaftueshme për përmbushjen
e minimumit ekzistencial
për familjet në skemën e asistencës sociale
5. Probleme të theksuara me transport si pasojë e
mbylljes së qarkullimit të transportit publik
dhe privat në kryerjen e shërbimeve esenciale familjare
6. Mos koordinim në shpërndarjen e pakove, dhe një
numër i konsiderueshëm i familjeve
përfituese të asistencës sociale nuk kanë marr asnjë pako
7. Pako identike për të gjithë me sasi shumë të
kufizuar të artikujve, për të përmbushur
nevojat e familjeve në përballje të pandemisë, pa marrë në konsideratë numrin e
anëtarëve
të familjes
8. Dyfishimi i asistencës sociale ka qenë një
ndihmesë e madhe për familjet në asistencë
sociale
9. Mbajtja e komunikimit me institucionet ka qenë në nivel të ulët, pasi që
shumë nga
institucionet kanë punuar me staf të kufizuar dhe kanë qenë edhe vet pjesë e
përballjes me
pandeminë
10. Mungesë e organizmit të mësimit për fëmijët me aftësi të kufizuara
11. Problem i theksuar tek familjet me shumë fëmijë dhe vetëm një telefon në
dispozicion me
i përcjellë detyrat dhe me mbajt komunikim
12. Mësimdhënësit nuk kanë qenë të përkushtuar në
kthimin e përgjigjeve dhe notimin e
detyrave, për çka fëmija dhe familjet janë de motivuar.
13. Mungesë e njohurive tek mësimdhënësit rreth të
përdorimit të teknologjisë dhe
aplikacioneve për komunikim në grup
Rekomandimet
Ky projekt është përkrahur nga FES Friedrich Ebert Stiftung Zyra në Prishtinë.