Fëmijët e komunitetit romë, ashkali e egjiptas po i braktisin shkollat

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 10:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”, ka mbajtur konferencën me temën “Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Isak Skënderi, tha se arsimi i këtyre komuniteteve mbetet sfidë.

“Arsimimi është çelës i suksesit për këto tri komunitete ku shkalla e varfërisë është më e lartë se shoqëria e përgjithshme”.

Orahan Butiq, menaxher i programit të edukimit, tha se në vitin 2014 pjesëmarrja e këtyre komuniteteve në procesin mësimorë në niveli e ultë ka qenë diku 84%.

Por që sipas tij, kjo përqindje ka shënuar rënie të ndjeshme vjetëve të fundit, duke shtuar se ata po i braktisin shkollat, raporton EO.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se në vitin nivel të Kosovës kemi 84 për qind pjesëmarrje nga komunitete kurse te i niveli mesëm dhe i ulët kemi 64 për qind  kurse të niveli i mesëm i lartë është 31 për qind”.

“Prej asaj kohë pra që kanë kaluar 5 vjet ka rënie të pjesëmarrjes së fëmijëve të komuniteteve. Kemi përdorur disa mekanizma që deri më tani kanë prodhuar disa rezultate ku në 12 komuna kemi nisur mësimin shtesë në 19 qendra mësimore”.

Të ngjashme