Fëmijët me aftësi të kufizuara kërkojnë respektimin e qasjes infrastrukturore në Kosovë

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Shoqata HANDIKOS nëpërmjet një videokampanje po kërkon mundësimin e lëvizjes pa pengesa për fëmijët me aftësi të kufizuara.

‘’Respektoni të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për qasje, ju e keni obligim!’’ është titulluar videoja që sipas tyre kërkon një të drejtë elementare për këtë kategori, njofton Klankosova.tv.

“Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, HANDIKOS në bashkëpunim me përfaqësues të grupit avokues ‘’Hëna’’, ROR dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve sot kanë lansuar videon ndërgjegjësuese përmes së cilës bëhet thirrje që të respektohet dhe zbatohet Udhëzimi Administrativ 33/2007 që rregullon qasjen infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara.” thuhej në një njoftim për media.

Tutje bëhej e ditur se fëmijët kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Arsimit, Urbanizmit&Infrastrukturës në katër komuna: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.

Fëmijët tek ta thuhet se kanë dorëzuar kërkesën në formë të shkruar, ndërkohë që kanë marrë zotimet prej tyre se do të shtojnë presionin në respektimin e këtij udhëzimi.

Të ngjashme