Szunyog: Investimet e BE-së në infrastrukturë po e kthejnë Junikun në një destinacion turistik

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka vizituar sot Junikun, ku ka biseduar me kryetarin e Komunës, Ruzhdi Shehu, si dhe ka vizituar këndin e lojërave për fëmijë, parkun dhe shtigjet e ecjes dhe çiklizmit përgjatë lumit Erenik, që janë rregulluar me përkrahjen financiare nga Bashkimi Evropian

“Pas një diskutimi të mirë me kryebashkiakun Ruzhdi Shehu mbi performancën e bashkisë, qeverisjen e mirë, fuqizimin e grave dhe zhvillimin e turizmit, ne vizituam këndin e lojërave për fëmijë, parkun dhe shtigjet e ecjes dhe çiklizmit përgjatë lumit Erenik, të financuar nga Bashkimi Evropian”, tha Szunyog.

Investimet e BE-së në infrastrukturën komunitare dhe turistike përreth lumit Erenik dhe në malin e Gjeravicës tani po përfitojnë komunitetin e gjerë dhe po e kthejnë Junikun në një destinacion popullor, tha përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.

“Gëzuar që edhe fëmijët po shijojnë këto investime”, shtoi Szunyog.

Vizita u zhvillua në kuadër të fushatës “Mbështetja e BE-së në Kosovë”, me sloganin “Për ju me ju”.

Në ambientet përgjatë lumin “Erenik” fëmijët e mosha e nga 4 deri në 16 vjeç janë argëtuar me aktivitete të ndryshme, përfshirë lojëra e muzikë, raporton Ekonomia Online.

Szunyog dha mbështetjen e tij edhe për investimet tjera në këtë komunë, duke shtuar se ka parë potencial për zhvillimin e turizmit rural.

“Kjo është hera e parë që e vizitoj komunën e Junikut. Dua ta falënderoj kryetarin për diskutimin shumë të mirë”.

“Ne kemi biseduar së bashku me kryetarin për projektet të cilat janë zhvilluar në të kaluarën me mbështetjen e BE-së dhe i kam thënë kryetarin se BE-ja është këtu për ta ndihmuar për zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimin e komunave në përgjithësi, këtu e shoh një potencial shumë të mirë për zhvillimin e turizmit rural, por duhet të ketë bashkëpunim parkut nacional dhe komunave në këtë drejtim”.

“Po ashtu kemi biseduar edhe për çështjet e mjedisore që është kryesore për Bashkimin Evropian”, tha ambasadori.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe e njoftoi atë për punët dhe sfidat e këtij qyteti.

“Vizita e ambasadorit të BE-së në Junik për mua por edhe për qytetarët e Junikut është një ngjarje jashtëzakonisht e mire dhe e njoftuam ambasadorin për zhvillimet që po ndodhin në Junik. Kjo po konsiston edhe me një ngjarje shumë të rëndësishme me këto aktivitete për fëmijë”, tha Shehu, teksa shpreson për ndonjë bashkëpunim tjetër me BE-në.

Deri më tani, falë mbështetjes së BE-së për zhvillim social, 500 vendim-marrës të rinj janë fuqizuar me aftësi për të avokuar për të drejtat e grave, 1 000 djem dhe vajza janë përfshirë në aktivizëm rinor, shkëmbim ndërkulturor, dhe mësim joformal, si dhe më shumë se 50 000 njerëz të cenueshëm janë mbështetur përmes shërbimeve mjekësore dhe sociale.

Të ngjashme