Fëmijët nuk po i gëzojnë të drejtat që u takojnë, bëhet thirrje për respektim të ligjit

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 12:25 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e UNICEF-it, Ministria e Arsimit dhe Shtëpia e Evropës, kanë organizuar aktivitetin kryesor për shënimin e 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, raporton EkonomiaOnline.

Natalyia Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se nëpër rrugët e Kosovës shihen shumë fëmijë duke kërkuar lëmosh, por edhe duke punuar punë të rënda.

Ky fenomen sipas saj mbetet shqetësues, ndërsa i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të respektojë ligjin për të drejtat e fëmijëve.

“Shumë fëmijë po kryejnë punë në rrugë, por edhe Kosova nuk është e përjashtuar nga ky fenomen se shumë fëmijë janë viktima të dhunës në shtëpi. Ju bëjë thirrje qeverisë që të respektojë ligjin për mbrojtjen e fëmijëve që është miratuar këtë vit. Kosova ka të rinj të cilët janë të njohur si Dua Lipa , Rita Ora , Majlinda Kelmendi , Uta Ibrahimi , Nora Gjakova dhe të gjitha këto janë vajza dhe ne duhet ti marrim si modele që shoqëria të zhvillohet shtoi Apostolova , raporton EO.

Shefi i UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin tha se çdo politikan, ambasador duhet të japë më të mirën për fëmijët.

Ai tha se nuk duhet të paragjykohen fëmijët në bazë të etnive apo ngjyrës, duke bërë thirrje për ofrimin e mundësive të barabarta për të gëzuar të drejtat e tyre.

“Nuk e di a jam duke bërë më të mirën për fëmijët në Kosovë. Në qoftë se jeni politikan apo ambasador ne duhet të japim më të mirën për të gjithë fëmijët e Kosovës, pavarësisht racës ne duhet t’i japim mundësi për arsim dhe t’i plotësojmë të drejtat e tyre”, tha ai.

Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, tha se po punojnë shumë që të drejtat e fëmijëve të realizohen.

Ndërsa edhe ky bëri thirrje që të gjithë të reflektojnë në përmirësimin e kushteve për fëmijët.

“Ne si Save the Children bëjmë shumë për realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën. Thërrasim që të gjithë të reflektojnë se sa të drejtat e fëmijëve realizohen në Kosovë dhe në botë. Të gjithë politikbërësit, qeveritë dhe të gjithë partnerët duhet të ndihmojmë se si të punojnë në mbrojtjen e fëmijëve. Save the Children do të vazhdojë në promovimin e të drejtave të fëmijëve ku do të realizohen për të gjithë pa marr parasysh prej nga vinë”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, lavdëroi punën e UNICEF-it, duke thënë se po bën një punë shuam të mirë për të realizuar të drejtat e fëmijëve.

“Zyra e UNICEF po bënë një punë të mrekullueshëm për të drejtat e fëmijëve. Jam gjithë i kënaqur që të vijë në këto aktivitete. Dhe do të vazhdojmë të mbështesim zyrën e UNICEF-it në Kosovë që kjo zyre t’i mbështes fëmijët. Shteti Austriak prej shumë kohësh respekton të gjitha nenet që janë për të drejtat e fëmijëve dhe një fokus të veçantë kemi parandalimin e dhunë së fëmijëve. Jemi shteti i parë që kemi ndaluar ndëshkimin trupor në shkolla”, tha ai.

Të ngjashme