Fenomeni televiziv në Turqi, “Doktori i mrekullive” hit edhe në Kosovë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

“Doktori i mrekullive”, lider i pakontestueshëm për shikueshmëri në Turqi, brenda ditëve arriti audiencë tepër të gjerë edhe në Kosovë, në kanalin Klan Kosova.

Për vetëm 7 ditë transmetim, në terminet nga e hëna në të premten, në orën 19:00, “Doktori i mrekullive” është është bërë ndër programet më të shikuara në vend, i përcjellë me shumë reagime pozitive edhe në mediat sociale, gjithandej.

Çdo ditë e më tepër familjet në vend bëhen bashkë për t’i kuptuar sfidat e radhës të Ali Vefa-së, të cilat nuk janë të pakta, por që në çdo episod japin porosi të rëndësishme për jetën – se pavarësisht sfidave, gjithmonë është një rrugëdalje.

“Doktori i mrekullive” është një nga prodhimet e reja dhe më cilësore televizive në ekranet turke, i cili po vazhdon me premiera atje. Për një kohë të shkurtër arriti të thyejë rekorde shikueshmërie, jo vetëm me dramë të dashurisë, por me një histori tejet njerëzore e të bazuar në një ngjarje të vërtetë.

Rrugëtimi i vështirë i Ali Vefa-së, i cili është autik por që njëkohësisht ka dhe sindromin “savant”, që bën që kujtesa e tij të jetë perfekte. Kjo dhe pasioni që ka për kirurgjinë bëjnë që ai të bëjë mrekullira në sallën e operacionit. Që në fëmijëri ishte viktimë e bullizmit e madje edhe u braktis nga familja e tij, pas vdekjes së vëllait.

Kjo histori ka prekur të gjithë ata që e kanë shikuar të paktën një episod, duke i bërë që të mos e ndërprejnë më kurrë.

Të ngjashme