Feraj i VV-së: Mos u tut Ramush, nëse je i pafajshëm para drejtësisë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Feraj ka shkruar se Albin Kurti nuk çon askënd në burg, ndërsa drejtësia mundet.

Sipas tij, Haradinaj nuk duhet të ketë frikë nëse është i pafajshëm para organeve të drejtësisë.

Postimi i plotë i Ferajt:

“Ku po na çon?” Albin – pyet Ramushi në shumës.

Mbase mirëfilli donte me ditë: në Dyz a në Dubravë?!

E ka kap frika.

Mirëpo Albini nuk çon askënd në burg. Drejtësia mundet, mbasi të provohet faji.

Prandaj, mos u tut Ramush!

Sigurisht, nëse e di veten të pafajshëm para drejtësisë.

Të ngjashme