Ferat Shala përkujton Enver Morinën, Shani Morinën dhe Sahit Shalën

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 31-vjetorin e rëniës së luftëtarëve, Enver Morina, Shani Morina dhe Sahit Shala.

Më poshtë statusi i plotë i Shalës:

31 janari i sotëm shënon pikërisht 31-vjetorin e rënies së tre prej shumë flamurtarëve të lirisë: ENVER H.MORINA, SHANI A. MORINA dhe SAHIT I. SHALA.

Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë therror për t’u bërë shembull për brezat pasardhës se si duhet dashur dhe si duhet flijuar për Atdhe.

Më 31 janar të vitit 1990 Enveri, Shaniu dhe Sahiti u bënë lajmëtarët e pushkëve të çlirimtarëve, të cilët s’do të vononin shumë për t’u hakmarrë shumfishë dhe për ta sendertuar ëndrrën e moçme të shqiptarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Flini të qetë në lapidare, Enver, Shani dhe Sahit, se dielli i lirisë sot e shndritë tokën e Kosovës që ju e latë me gjakun e njomë.

Lavdi paçi për jetë e mot!

Ferat Shala

No description available.
No description available.
No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme