Ferat Shala po qëndron për vizitë në Itali

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 12:14 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala gjatë vizitës në Ferrara të Italisë, takoi Roberto Calabrese, drejtor i Departamentit të Fizikës dhe Shkencave të Tokës të Universitetit Poli Shkencorë dhe Teknologjik, me të cilin nënshkroi  marrëveshje bashkëpunimi në mes të këtij Universiteti dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Kjo marrëveshje do të ofrojë mundësinë e shkëmbimit të përvojave dhe programeve, hulumtimeve shkencore dhe projekte të përbashkëta, dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit në mes të dy palëve.

Gjatë qëndrimit në Universitetin e Ferraras, Shala pati mundësinë të takohet edhe me organet drejtuese të këtij Universiteti dhe të njihet me punën, programet dhe projektet shkencore që realizohen në kuadër të fakulteteve përkatëse.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme