Ferdonije Qerkezi përkujton burrin dhe 4 djemtë e saj: Malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ferdonije Qerkezi sot ka përkujtuar djemtë dhe burrin e saj në 22 vjetorin e ikjes së tyre.

Qerkezi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se dhimbja e saj shpirtërore nuk u ndryshua kurrë.

‘Ditët dhe vitet po ecin, plaga dhe dhimbja ime shpirtërore nuk ndryshuan. Ndërsa dashuria dhe malli që ndjej për ju për çdo ditë veç u shtuan!’, ka shkruar Qerkezi.

Forcat serbe ia rrëmbyen bashkëshortin Halimin dhe katër djemtë, Artanin, Armendin, Ardianin, dhe Edmondin.

Eshtrat e 2 djemve të saj që nga ajo kohë janë gjetur dhe varrosur, por burri i saj dhe 2 djemtë e tjerë janë ende të zhdukur.

Të ngjashme