Ferizaj: 4 vjet burgim për personin që theri 14 herë me thikë burrin e kushërirës së tij për pronë

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit L.A. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë”.

I pandehuri për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet.

“I pandehuri akuzohet se 08.09.2020 në një fshat të Komunës së  Ferizaj, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Q.N., në atë mënyrë që ka shkuar tek shtëpia e axhës së tij, ku pasi kishin ardhur L.N., kushërira e tij së bashku me bashkëshortin e saj të dëmtuarin Q.N. dhe pas një mosmarrëveshje për një çështje pronësore, fillon një fyerje dhe sharje mes tyre, pastaj i pandehuri me një thikë, e sulmon të dëmtuarin duke e goditur një herë në pjesën e krahërorit, atëherë i dëmtuari ka filluar të ikë, duke dalë në rrugën kryesore, mirëpo i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa dhe ka arritur që ta godasë edhe disa herë me thikë (gjithsej 14 herë), në pjesë të ndryshme të trupit për të cilat plagë është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Prishtinë deri më 15.09.2020”, njofton gjykata, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme