Ferizaj: Arrestohen 10 persona, kapen duke luajtur bixhoz

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar 10 persona në rrugën “Agim Matoshi” në Ferizaj.

Të njëtit ishin kapur duke zhvilluar aktivitet të paligjshëm të bixhozit, njofton Klan Kosova.

“Rr. Agim Matoshi, Ferizaj, 30.04.2021-01:15. Raportohet se në një lokal ishte duke u zhvilluar aktivitet i paligjshëm i lojës-bixhoz. Në vendngjarje janë hasur duke luajtur 10 persona, si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar një numër i konsiderueshëm i qipave (zhetonë) që përdoren për lojën e bixhozit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme