Ferizaj, gjatë fundjavës shqiptohen 357 tiketa për mospërfillje të masave anti-Covid

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Ferizaj njofton se gjatë fundjavës ekipet e tyre janë angazhuar nëpër qendrat tregtare dhe lokacione tjera më të frekuentuara në këtë komunë për të montuar respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

“Këto masa janë respektuar nga shumice qytetarëve, fale ngritjes së vet përgjegjësisë qytetare, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ditëve të vikendit janë shqiptuar 357 tiketa dhe janë dhënë 146 vërejtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme