Ferizaj, Policia arreston dy persona që ishin në kërkim

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se policët nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë dy persona me inicialet: A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.

“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën e njejtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi , njëri prej tetë muajve dhe tjetri prej katër muajve.Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme