Ferizajasi e rrah gruan me mashë

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas gjykatës, i pandehuri me dashje ka përdorur force fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij M.B., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara kishte qenë duke pastruar enët, i pandehuri për shkaqe xhelozie fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët më banale e duke i bere presion vazhdimisht, duke i thënë se me kënd po më tradhton se pikë në zemër e kam me ditl, pastaj e godet me një mjet të fortë mashe mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë  trupor në gishtin e dorës së djathtë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se më 23-24 mars 2021 në Ferizaj, saktësisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri me dashje ka përdorur force fizike ndaj te dëmtuarës bashkëshortes së tij M.B., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara kishte qenë duke pastruar enët, i pandehuri për shkaqe xhelozie fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët më banale e duke i bere presion vazhdimisht, duke i thënë se me kënd po më tradhton se pikë në zemër e kam me ditl, pastaj e godet me një mjet të fortë mashe mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë  trupor në gishtin e dorës së djathtë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij të cilët kontestonin kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke konsideruar se edhe me masa me të buta do të sigurohej prezenca e të pandehurit në procedurë si dhe do të pamundësonin të njëjtin që të përsërisë veprën penale, por gjykata vlerëson se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme, pasi po që se i pandehuri gjendej në liri do të mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara – dëshmitarët, pasi që është  bashkëshortja e tij dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme